Zekirija Ibrahimi i BESËS: Ja për çka do hyjmë në Qeveri, nëse do vendosim?!

Zeqirija Ibrahimi deputet i Lëvizjes BESA dhe nënkryetar, ka thënë se BESA asnjëherë nuk do të lejojë të bëhet vasale e partive maqedonase, siç ka ndodhur deri më tani me partitë e tjera shqiptare.

Tutje Ibrahimi ka thënë se për BESËN është me rëndësi se a do të zgjidhet përfundimisht çështja shqiptare, e jo postet qeveritare.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i BESËS, Afrim Gashi ka thënë se neve nuk na lejohet në asnjë mënyrë të gabojmë, duke cekur se BESA do t’u qëndrojë deri në fund besnike parimeve të saj dhe RIDEFINIMIT.