Zekirija Ibrahimi theksoi se dita e hënë do të jetë dita e lirisë e të gjithë shqiptarëve.

Do të jemi shërbëtor dhe jo vjedhës të popullatës, kështu u zotua Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa nga tubimi i sontëm në Çair. Bilalli premtoi se do të punojë në arsim dhe shëndetësi cilësore dhe ekonomi të zhvilluar. Ai shtoi se pas 11 dhjetorit administratorët nuk do të rrinë në shtëpitë e tyre si deri më tani por do të shkojnë në punë dhe do të marrin rroga që do t’i meritojnë. Ndërsa bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore, Zekirija Ibrahimi theksoi se dita e hënë do të jetë dita e lirisë e të gjithë shqiptarëve.  Ai tha se mërgimtarët kanë marrë rrugën për të votuar vetëm me qëllim për ta rrëzuar enverizmin.

“O e rrënojmë enverizmin o e vazhdojmë fatkeqësinë. Unë jam shumë i bindur. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më të verbër dhe nuk janë më të shurdhër, e dinë saktë se çfarë është duke ndodhur dhe e dinë saktë se ku është atdheu i tyre. Andaj mos harroni se fitorja e të dielës ka vetëm një numër e ai është numri 10”, tha Zekirija Ibrahimi.