ZENELI PROTAGONIST, DY ASISTE NË FITOREN E HERENVENIT

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është bërë protagonist mbrëmjen e sotme në kampionatin holandez të futbollit teksa ka dhënë dy asist në fitoren e Herenvenit në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Rodës.

 

Zeneli ka asistuar në golin e parë dhe të dytë, në minutat 60 dhe 89, ndërkohë që goli i tretë u shënua në minutën e parë të shtesës me penallti.

Me këtë fitore, Herenveni ngjitet në kuotën e 36 pikëve të grumbulluara në 24 javë, duke mbajtur përkohësisht vendin e 5-të në renditje.