Zgjedhjet Lokale 2017/ BDI në Çair, BESA në Kumanovë, LSDM-ja në Gazi Babë, VMRO-ja në Gjevgjeli

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron takim me qytetarët në Çair, ndërsa Lëvizja BESA në Kumanovë.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Ilinden dhe Petrovec, ndërsa tubime në Haraçinë dhe Gazi Babë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takime me qytetarët në Dojran dhe Bogdanci dhe mitingje në Vallandovë dhe Gjevgjeli.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.00