Zgjedhjet – Obama mbështet Suzana Shkrelin për në Kongres

Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetur kandidaten me origjinë shqiptare, Suzana Shkreli, e cila këtë vit garon për një vend për Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.
Lideri i Shtëpisë së bardhë, e përkrahu 29-vjeçaren e cila punon si ndihmës-prokurore, gjatë një deklarate ku promovoi rreth 30 kandidatë të Demokratëve. Ai e cilësoi Suzana Shkrelin si lidere që i duhet Kongresit, duke e vlerësuar gjithashtu si një politikane që do të punojë për shtresën e mesme të Miçiganit.
29-vjeçarja me origjinë shqiptare u shpreh e kënaqur me deklaratën e Presidentit Obama, teksa nënvizoi se ndihej mjaft e nderuar për komentet e tij. Suzana Shkreli do të garojë në distriktin e tetë të Miçiganit, dhe do të ketë rival kryesor, republikanin Mike Bishop, i cili në gëzon më shumë eksperiencë në politikën amerikane.
Megjithatë, sondazhet kanë shfaqur optimizëm për Shkrelin, e cila ka arritur ndër të tjera të grumbullojë edhe fonde të konsiderueshme nga donator të ndryshëm.