Zgjidhet misteri i Trekëndëshit të Bermudës?

Londër, 21 tetor 2016 – Më më në fund mund të jetë zgjedhur misteri i Trekëndëshit të Bermudës, i cili ka marrë jetën e mbi 1 mijë njerëzve vetëm në shekullin e fundit.

Shkencëtarët besojë se shkaku i aksidenteve në këtë zonë janë “retë vrasëse”. Sipas tyre, ato mund të jenë shkaktare të rrëzimit të shumë aeroplanëve dhe mbytjes së anijeve në këtë zonë famëkeqe.

Hulumtuesit pohojnë se retë gjashtëkëndore rreth trekëndëshit krijojnë erëra të tmerrshme, me shpejtësi mbi 280 kilometra në orë, të cilat ata i përshkruajnë si “bomba ajrore”. Ata besojnë se këto erëra tmerrësisht të shpejta kanë mbytjen e anijeve dhe rrëzimin e aeroplanëve mbi oqean.

Revista britanike “The Mirror” raporton se këto re masive shfaqen mbi pikat e Trekëndëshit të Bermudës, me rreze mbi 80 kilometra rreth pikave që mund të shkaktojnë gjakderdhje të tmerrshme, transmeton koha.net.

Duke përdorur një radar satelitor për të parë se çfarë ndodh nën re, hulumtuesit kanë zbuluar se era mbërrin shpejtësinë mbi 280 kilometra në orë. Kjo shpejtësi është e krahasueshme me atë të Uraganit “Katrina”.

Këto erëra janë aq të fuqishme sa që mund të krijojnë valë të mëdha edhe deri 25 metra dhe të krijojnë të ashtuquajturat “bomba ajri”.

E frikshme, por shkencëtarët shpresojnë se kjo do t’i japë fund teorive të tjera të çmendura rreth këtij misteri. (r.m.) trekendeshi-i-bermudes-2trekendeshi-i-bermudes-3