Zhduket ish-spiuni britanik, hartues i raportit mbi Trump dhe Rusinë

Christopher Steele, ish-agjenti sekret i shërbimeve britanike të inteligjencës MI-6, që shkroi raportin mbi materialet komprometuese që Rusia zotëron mbi presidentin e zgjedhur, është fshehur.
Pasi u emërua të mërkurën si autor i dokumentit 35-faqësh tashmë të publikuar në mediat amerikane, Steele duket se e dinte se do të bëhej personazh publik dhe është zhdukur nga qarkullimi, por jo pa e rregulluar më parë me fqinjin e tij për t’i ushqyer macen. Steele është drejtor i kompanisë private të konsulencës së sigurisë Orbis Business Intelligence, në Londër.
Chris Burrows, partneri i tij i biznesit tha për agjencinë “Wall Street Journal”  se as nuk mund të konfirmonte, as nuk mund të mohonte se kompania e tij kishte hartuar raportin ”. Steele ka qenë më herët origjina e informacioneve komprometuese për FBI mbi skandalin e korrupsionit në organizatën e futbollit botëror  FIFA. Puna e tij me skandalin e futbollit botëror, i ka dhënë kredibilitet me SHBA edhe për rastin e lidhjeve të Trump me Rusinë.