Zhivaleviq: Të gjitha shërbimet në Maqedoni i dinë emrat e personave të maskuar

Shoqata qytetare për arsim, kulturë, sport dhe ekologji “AKSI”, më datë 17.09.2017 (e diel), në Qendrën rekreative-sportive në Studeniçan organizon manifestimin ndërkombëtar kulturoro-sportiv në mundje tradicionale Etno Fest “Tradita vazhdon”-2017

Në këtë manifestim, i cili mbahet për herë të shtatë, pritet të marrin pjesë mbi dyqind mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria,Greqia, Turqia dhe Maqedonia, ku garuesit do të ndahen në pesë kategori.

Manifestimin financiarisht e mbështet Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë,TIKA-Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Konfederata Botërore e Etnosporteve si dhe Federata Botërore e Organizatave Ballkanike.
Meqenëse manifestimi ka edhe karakter kulturor, AKV Emin Duraku, SH.K.A Yeni Yol dhe SH.K.A Kitka do të prezantohen me valle të ndryshme.

Të gjithë ata që duan për së afërmi të shohin dhe të ndjejnë traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupit, do të jenë të mirëseardhur në këtë manifestim ndërkombëtar që është pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.