Ziadin Sela dhe LR PDSH anashkalojn Vesel Memedin

Sot nga shumë portale është bërë publike kopja e propozim marrëveshjes që LR-PDSH u ka dërguar partive opozitare jashtëparlamentare.
Ajo që bie në sy është se edhe pse LR PDSH është pjesë e Aleancës për Shqiptarët bashk me RDK-në, propozim marëveshja është bërë vetëm në emër të LR PDSH-së.
Gjithashtu propozim marëveshja u është dërguar të gjitha partive opozitare jashtëparlamentare por nuk i është dërguar RDK-së.
Kjo nënkupton se LR PDSH dhe Ziadin Sela kanë anashkaluar Vesel Memedin me të cilin Ziadin Sela zhvilloi një sërë takimesh në disa vendbanime të Maqedonisë por edhe në diasporë në emër të Aleancës për Shqiptarët.
Por nga ndasitë që u bënë në RDK, Memedi nuk njihet nga shumica e kuvendarëve dhe degëve të RDK-së dhe këto përkrahin Fadil Zendelin për kryetar të RDK-së.
Nga LR PDSH këtë veprim e arsyetojnë me faktin që ata si parti nuk kanë dashtur të mbajn anë në ndasitë që janë aktuale në RDK. Prandaj edhe nuk e kanë bërë propozim marëveshjen në emër të Aleancës për Shqiptarët si dhe kjo nuk i është dërguar RDK-së si parti.

Kurse nga ana tjetër, bashkëpunimi i promovuar para dy javësh në mes të Lëvizjes Besa dhe RDK-së që udhëhiqet nga Fadil Zendeli rezultoi me një ofertë/propozim të përbashkët të nënshkruar nga Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli në emër të Lëvizjes Besa dhe RDK-së.

 

fadil-bilall

Propozim Marëveshja nga Lëvizja Besa dhe RDK

mareveshja-besa-rdkmareveshja-besa-rdk1

Propozim Marëveshja nga LR PDSH

propozim-marreveshje-1propozim-marreveshje-2