Ziadin Sela: Dibra, qendër e dijes, guximit dhe civilizimit

Aleanca për Shqiptarët sonte mbajti tubim qëndror zgjedhor në Dibër, duke prezentuar kandidaturën e kandidatit për qytetin e Dibrës nga ASH dr.Arben Agolli.

Ziadin Sela foli për përkushtimin e ASH në kthesën e madhe politike që ndodhi në Maqedoni, falë ASH dhe gjithë antarësisë së saj, duke kontribuar drejt faktorizimit të shqiptarëve në politike, si force reale. Shembulli i zgjedhjes së Kryetarit shqiptar i Kuvendit të RM, është falë Aleancës për Shiptarët dhe anëtarësisë së ASH të cilët qëndruan stoik dhe sakrifikuan për dallim nga tjerët që nuk ishin aty dhe ikën pikërisht në ato momente kritike, ndërsa sot nëpër fushate trumbetojnë se ata janë bartese të proceseve të mëdha.

Ai poashtu tha se gjithmonë në Dibër ka gjetur dije dhe guxim, dhe dibra dhe dibrantë gjithmonë janë karakterizuar me civilizim, kulturë dhe respekt!