Ziadin Sela godet Lëvizjen Besa përmes Remzi Mehmedi: Me fëmijë mos ha përshesh

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka goditur përmes një postimi të Remzi Mehmedit vet Lëvizjen Besa duke shkruar se me fëmijë nuk bën të hahet përshesh pasi që mund që të stërpikin.

” Tryeza e Perbashket e partive shqiptare dhe vendosja e KUSHTEVE eshte pune me pergjegjesi, nuk ka takat secili t’i qendroje deri ne fund. Populli thote: me femije mos ha pershesh se te sterpikin “,shkroi Remzi Mehmedi, shpërndau Ziadin Sela në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe kjo është një përgjigje ndaj deklaratës së Lëvizjes Besa se nuk ulen në një tryezë të përbashkët pa u konstituuar.