Ziadin Sela: Kush mund të thotë sot që Maqedonia nuk funksionon si federatë?!

Lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela në një koment përkujton kohën kur ishte deputet nga radhët e PDSH-së, se si ka vepruar dhe reaguar ai e deputetët tjerë të BDI-së, transmeton Tetovasot.

Ndërmjet tjerash ai vjen në konstatimin se Maqedonia funksionon si një federatë e bazuar te shtypja dhe eksploatimi dhe jo te liria dhe zhvillimi.

“Kush mund të thotë sot që Maqedonia nuk funksionon si federatë?! Federatë e bazuar te shtypja dhe ekploatimi dhe jo te liria dhe zhvillimi. E dini ku e bazoj ktë? Po ja kaloni urën e gurit ne Shkup dhe do i shihni dy realitetet. Federata ne Maqedoni ka emrin shtypje, shperngulje dhe eksploatim i viseve me shumic shqiptare (perêndimi) dhe zhvillim progres dhe liri vendeve me shumice maqedonase. Ky lloj frderalizmi po që është absurd.

Mjerë ata shqiptarë që lirinë e tyre e kanë te graduar te ajo se çka japin të tjerët. Këto janë kryeskllevërit e kohës së sotshme që na dëshirojnë ne të drejtën e skllavit. Nuk mund të pajtohemi…”, shkroi në llogarinë e tij në Facebook, Ziadin Sela.