Ziadin Sela takoi Shefen e Misioionit të OSBE në Shkup Ambasadoren znj. Nina Soumalainen

 

Kryetari i LR PDSH z.Ziadin Sela, njëherit edhe njëri nga Liderët e Aleancës për Shqiptarët sot zhvilloi takim me shefen e Misionit te OSBE në Shkup Ambasadoren Nina Soumalainen
Lideri Ziadin Sela në takimin e informoi Ambasadoren e OSBE, për zhvillimet dhe aktualitet politike në vend, poashtu edhe për rolin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët në gjithë këtë proces si dhe kontributin e e tij për gjetjen e zgjidhjes me të favorshme në interes të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re në MK.
Lideri Sela e informoi Ambasadoren e OSBE edhe për deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare që e nënshkruan ate, si parakusht dhe domosdoshmëri për mbështetjen dhe formimin e qeverise së re nga te gjitha subjektet politike shqiptare. Ai më tej shpalosi dhe i arsyetoj edhe pikat kyçe të Deklaratës politike shqiptare duke nënvizuar dhe veçuar edhe sjelljen e Ligjit për përdorimin e Gjuhës shqipe, përkrahjen e parezerve si dhe vazhdimin e mandatit të punës së Prokurorisë speciale, implementimin dhe realizimin e të gjitha pikave te deklaratës së Koisionit të Pribesë për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë në RM, si dhe implementimin e të gjitha reformave që do ta përshpejtonin integrimin e RM në Bashkimin Evropian dhe antarësimin në NATO, duke e informuar Ambasadoren Nina Soumalainen se përcaktimi RM në strukturat e BE dhe NATOS është prioritet dhe përcaktim politik i Aleancës për Shqiptarët dhe njëkohësisht është pjesë kyçe edhe e Deklaratës së përbashkët e partive politike shiptare që e mbështetën dhe e nënshkruan ate.