Zidane me komplimente për Bale

Trajneri francez është i kënaqur me paraqitjet e Gareth Bale.

U vërshëllye në ndeshjen e fundit që Real Madridi kishte luajtur para tifozëve në Santiago Bernabeu, por Gareth Bale mbetet një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin.

Sipas Zinedine Zidane, uellsiani është një futbollist i kompletuar që i kryen punë të mëdha skuadrës, transmeton KosovaPress.

“Bale është lojtar i kompletuar”, ka thënë Zizou.

“Me shpejtësinë që ai ka ai mund të shkaktojë dëme secilit ekip kur i jepet hapësira, ashtu siç kemi parë ndaj Sociedadit”.

“Por, ai po ashtu është shumë i fortë teknikisht dhe lidhet mirë me lojtarët tjerë”, ka shtuar Zizou.