Zidane: Nëse unë dhe Ronaldo do të luanim së bashku, ky do të ishte ylli i ekipit

 

Zinedine Zidane ka folur para finales në Ligën e Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para finales në mes të Real Madridit e Juventusit, trajneri i madrilenëve dha një deklaratë interesante në lidhje me të dhe Ronaldon, përcjellë Gazeta Blic

Duke folur para gazetarëve në Cardiff, Zidane hezitoi të jepte përgjigje konkrete rreth asaj se kush do të startonte në mes të Bales e Iscos.

Por, ai bëri një deklaratë interesante për Ronaldon, duke lavëdruar portugezin për profesionalizmin e tij.

“Ai është njeri i mirë, ajo çfarë dua të nënvizoj është profesionalizmi i tij”, theksoi Zidane.

“Ai gjithmonë dëshiron më shumë. Edhe gjatë stërvitjeve, ai dëshiron të fitojë. Ai ka diçka brenda vetes, është lider i lindur”, shtoi Zidane.

Tutje, kur u pyet se cili prej tyre do të ishte ylli i ekipit, në rast se të dy do të kishin luajtur së bashku në të njëjtën kohë, francezi tha se ai do të ishte Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo, sigurisht, sepse ai i shënon golat”, përfundoi Zidane.