Zidane nuk ndalet, tregon se çka do të bëjë që nga nesër (Foto)

Zinedine Zidane ka deklaruar se nga nesër do të fillojë të mendojë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Real Madrid të mërkurën do të kërkojë finalen e Ligës së Kampionëve, ku zhvillon sfidën e kthimit kundër Atletico Madridit në ‘Vicente Calderon’.

Ndeshjen e parë në ‘Santiago Bernabeu’, skuadr e Zidanes e ka fituar 3:0.

“Sonte bëmë një ndeshje të mirë, por nga nesër do të mendojmë vetëm për ndeshjen e të mërkurës”,ka deklaruar Zidane, përcjell portali Antpress.mk.

“Do të mendoj vetëm për atë ndeshje. Duhet të jemi perfekt nëse duam të shkojmë tutje”./portali Antpress.mk/