Zijadin Sela zbardh çfarë u diskutua në takimin me Ramën

Pas takimit të liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Edi Rama, Zijadin Sela, njëri prej tyre zbardhi në studion e Ora News edhe çfarë ishte diskutuar një vija të përgjithshme.

Intervistë për Ora News:

Sela: Janë takime të rregullta që duhet të ndodhin. Mendoj se partitë politike shqiptare duhet të jenë të kombinuara. Dakord! Do të ishte e udhës që të gjenim gjuhën e përbashkët. Për sa i përket mua, nuk ka asnjë problem që të zhvilloj takime në Maqedoni, po siç duhet është e vështirë.

Fatkeqësisht po dhe unë po jap kontributin tim dhe në këtë situatë të bashkohemi për hir të atyre që përfaqësojmë. Fatkeqësisht rezultoi që dy subjekte nuk morën pjesë. Po vjen koha për një politikbërje të re që të bashkëveprojmë politikat tona.

-Çfarë prodhoi takimi me kryeministrin Rama?

Sela: Ne kemi kërkuar dhe realisht kështu është edhe logjika e demokracisë që me kërkesa t’i parashtrojmë popullit që të legjitimojë platformat. Prej momentit që marrim mbështetjen, janë kushte dhe janë disa kushte.