Zjarr i madh mbi fshatin Kondovë, rrezikohen disa shtëpi (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në malin mbi fshatin Kondovë.
Në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, por u rindez sot në orët e mbrëmjes pasi nisi të fryjë era.
Zjarri është aktiv ende edhe pse tashmë janë ulur temperaturat ndërsa ka vranësira dhe mundësi për reshje shiu.