Zjarr në objektin shtesë të Komunës së Tetovës

Para pak çastesh, konkretisht rreth orës 10:00 ka shpërthyer një zjarr në objektin shtesë të Komunës së Tetovës. Raportohet se tërësisht është djegur pajisja e ngrohjes qendrore.

Raportohet se të lënduar nuk ka, por vetëm është shkaktuar dëme material. Ndryshe nga zjarri janë rrezikuar shtëpitë që kanë qenë në afërsi të godinës së Komunës, megjithatë intervenimi në kohë i zjarrfikësve ka penguar përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth.