Zjarrëfiksit apelojnë qytetarët të pastrojnë oxhaqet

Njësia territoriale kundër zjarreve e Tetovës (NJTKZ) u bën thirrje qytetarëve që të pastrojnë oxhaqet e tyre, më së paku dy herë në vit

Sipas NJTKZ-së, pastrimi i oxhaqeve është edhe obligim ligjor. Gjithashtu, kjo njësi u kërkon qytetarëve që të bëjnë kontrollimin e rrjetit elektrik nëpër shtëpitë e tyre, anesat dhe lokalet afariste, e posaçërisht rekomandojnë kontrollimin e aparateve për ngrohje.

Kjo duhet të bëhet me qëllim që mbrojtja nga zjarret të jetë më e lartë dhe të mos vijë deri te paraqitja e ndonjë zjarri