Zjarret po përhapen me shpejtësi të madhe, zjarr edhe në malin i Vërtekicës së Studeniçanit (FOTO)

Maqedonia duket se do ta ketë shumë të vështirë në luftën kundër zjarreve.
Tashmë çdo ditë po hapet një vatër e re zjarri në malet e vendit. Pasi kaploi malet e fhshatit Oreshan të Komunës së Zelenikovës dhe ato të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit, një vatër e re zjarri është regjistruar në malin Kitka, më sakt në fshatin Vërtekicë të Komunës së Studeniçanit.

Flakët duket të ishin përhapur përmes malit të Moranës që lidhet me malet e fshatit Gaberr dhe fshatit Vërtekicë.