Zjarrfikës dhe vullnetarë tërë natën kundër zjarrit, shtëpitë jashtë rrezikut

Shumë zjarrfikës dhe banorë vendas tërë natën e kaluar u munduan ta shuajnë zjarrin që filloi dhe u përhap shpejtë si pasojë e erës në Kondovë të Shkupit,

Sipas informatave të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarri është akoma aktiv, por shtëpitë e fshatit janë jashtë rrezikut. Përreth fshatit është formuar një rreth mbrojtës për të evituar dëmtimin e shtëpive nga zjarri.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 25 zjarrfikës, 50 persona nga banorët vendas me katër cisterna dhe nëntë automjete të Njësitit zjarrfikës territorial të Shkupit.