Zjarri masiv e përfshinë një qytet të tërë, i lë 15.000 njerëz pa shtëpi (Foto)

Një zjarr masiv e ka përfshirë një qytet të mbipopulluar afër portit të Manilës, duke i shkatërruar shtëpitë dhe duke i lënë 15.000 njerëz të pastrehë, njoftojnë autoritetet në kryeqytetin filipinas.
Shtatë persona janë lënduar në zjarrin që shpërtheu të martën në mbrëmje dhe vazhdoi për 10 orë të tera, duke i ngulfatur më shumë se 1.000 shtëpi të improvizuara, transmeton Express.

Rreth 15.000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe janë vendosur përkohësisht në qendra të evakuimit.