Zjarri masiv përfshin vilën 3-katëshe në Tiranë, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një vilë trekatëshe në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “4 dëshmorët”, pranë gjimnazit “Partizani”.

Zjarr ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.

Zjarrfikëset kanë mundur të mbërrijnë në kohë, duke shpëtuar një të moshuar që ndodhej brenda në banesë.

Sakaq, është ndërhyrë për të neutralizuar flakët e zjarrit, ndërsa i moshuari është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm, dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.