Zjarri në SHBA: Nëntë të vdekur në koncertin e Kalifornisë

Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur në zjarri që shpërtheu në një klub muzikor pranë San Francisco.

Policia tha se zjarri kishte nisur mesnatën e të shtunës në Oakland, gjatë një koncerti të grupit Golden Donna. Stacionet lokale raportonin se 13 njerëz ishin ende të humbur. Ambientet strehonin studio artistike dhe nuk ishin përdorur zakonisht për koncerte.