Zmadhoni buzët për vetëm 3 minuta falë kësaj metode

Buzë të plota janë në trend tashmë disa vite. Mund të bëni mrekulli me ndihmën e përdorimit të paktë të grimit, ndërkaq nga kjo video do të mësoni se si duhet të veproni.

Një artiste e grimit, ju jep disa këshilla se si t’i bëjmë buzët të jenë më të trasha dhe të plota në mënyrë natyrale.

Tendenca për t’iu ngjasuar yjeve të Hollivudit ka bërë që shumë të rinj t’u nënshtrohen ndërhyrjeve estetike.

Revistat dhe gazetat janë të mbushura me imazhe që tregojnë forma të përkryera modelesh. Shumë të rinj që duan t’i ngjajnë Brad Pitt apo Angeline Zholie drejtohen në dyert e klinikave estetike për të rregulluar një tipar të fytyrës apo për të bërë ndryshime në pjesë të ndryshme të trupit.

Rregullimi i formës së hundës, veshëve, eliminimi i rrudhave në mollëza apo heqja e dhjamit të tepërt ka çuar shumë të rinj në dyert e klinikave private. Kompleksi i pasqyrës që kanë pjesa më e madhe e femrave, ka filluar të prekë edhe meshkujt.