Zogjtë meshkuj përleshen më ashpër kur femrat shikojnë

Sjelljet agresive në tufë janë një fenomen i përdorur nga ketrat, mangustat dhe peshqit, por kur është fjala për zogjtë e vegjël, në taktika përfshihet defekimi mbi predatorët apo sulmi në tufë për t’i larguar nga zona e tyre.

Një grup studiuesish brazilianë ndoqën 79 specie të ndryshme zogjsh që sulmonin kukulla në formë zogjsh predatorë të vendosur prej tyre. Ata zbuluan se sulmet ishin më shumë intensive kur zogu predator dukej më pak kërcënues, që konfirmon studime të mëparshme që thonë se zogjtë e marrin mirë në konsideratë rrezikun para se të nisin një aktivitet të tillë. Ndërsa observimi më interesant ishte rritja e intensitetit të sulmeve kur femrat e të njëjtës specie vëzhgonin veprimet e tufës së meshkujve.