Zona Shengen suspendohen pas 15 nëntorit?

Zona Shengen, arritja më e madhe e Integrimeve evropiane e cila lehtëson lëvizjen e lirë, mundet të pezullohet pas 15 nëntorit thotë një studim i Korporatës për Hulumtim dhe Zhvillim “RAND Evropë”. Sipas këtij studimi kostoja që do të duhet ta paguajnë kombet e zonës Shengen për ri-vendosjen e kufijve do të jetë 3 miliard euro në vit për shërbime operative. Studimi “Kostoja pa Shengen”, është autorizuar nga vetë Parlamenti Evropian për të investiguar aspektet ekonomike, politike dhe ato sociale nëse shfuqizohet Marrëveshja Shengen. Kontrollet kufitare për emigrantët dhe qytetarët e vendeve jo pjesë anëtare e zonës Shengen do të vazhdojnë të kryhen në Gjermani, Austri dhe Suedi.

Një vit më parë, me një vendim të marrë nga BE-ja, lëvizja së lirë në disa vende u suspendua për refugjatët nga Lindja e Mesme si përgjigje ndaj krizës me emigrnatët.

Marko Hafner, një ndër hulumtuesit kryesor në RAND Evropë thotë se : Fluksi i madh i emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë ka venduar në rrezik ekzistencën e zonës Shengen. Sido që të jetë, studimi bënë të qartë se ri-vendosja e kontrolleve kufitare do të ketë një kosto të lartë ekonomike dhe do i prish shumë të arritura pozitive sociale dhe politike gjatë këtyre 10 viteve të fundit.

Shefkije Alasani