Zonjat e para pozojnë së bashku

Odeta Nishani dhe Michelle Obama kanë pozuar së bashku.

Dy Zonjat e Para në një foto së bashku. Bëhet fjalë për Odeta Nishanin, dhe Michelle Obama, gruan e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ka qenë vet zonja Nishani që ka publikuar foton në rrjetin social ‘Facebook’, e cila shoqëron bashkëshortin e saj në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ndërkohë, Odeta Nishani më 18 shtator ishte e pranishme në dy vjetorin e përkujtimit të Samitit të Aleancës Botërore të Paqes Fetare (ËARP), Seul, Kore e Jugut ku u shfaq një spektakël i vërtetë me imazhin e Zonjës së Parë.