Zor në Bracelonë

Diego Simeone flet në prag të ndeshjes kundër Barcelonës. Thot1% se ndaj katalanasve është një sfidë e komplikuar.

Diego Pablo Simeone flet në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, duke theksuar se ndaj katalanasve është një sfidë e komplikuar.

Gjatë konferencës për media, ai u ndal në veçanti te Neymar – duke thurur elozhe për brazilianin.

“Neymar është një lojtar fantastik. Te Barcelona ai ka arritur të nxjerrë në pah talentin që ka. Luan me një personalitet që mua më intrigon shumë. Edhe pse shumë e kritikojnë për jetën e tij private, në fushën e lojës ai dëfrehet, kërcen dhe shënon gola”.

Në vijim, ai analizon kundërshtarin, duke e pranuar se Barcelona është një nga skuadrat më të forta të planetit.

“Ata fituan gjithçka por jo Championsin sezonin e shkuar. Unë besoj se ndeshja do të luhet shumë në mesfushë dhe do të provojmë ta zgjidhim nëpërmjet armëve tona. Parashikoj Barcelonën më të mirë në fushën e lojës sepse kështu ndodh zakonisht kur ne luajmë në fushën e tyre”.

Simeone shton në fund se Atletico është një skuadër që mund të përmirësihet ende shumë por nuk duhet të shikojë asnjëherë ecurinë e rivalëve. Ai bën një koment edhe për titullin bombastik te Lequipe që u kërkon gazetarëve të votojnë Griezmann në garën për Topin e Artë, duke theksuar se ai zhvilloi një sezon spektakolar.