Zoran Zaev: Do ta sjellim drejtësinë, të gjithë kriminelët do të përgjigjen

Para mijëra qytetarëve, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, premtoi se do ta sjellë drejtësinë në Maqedoni, duke siguruar se të gjithë kriminelët pavarësisht përkatësisë etnike, do të përgjigjen para drejtësisë. Ai tha se të gjitha paratë e vjedhura do t’u konfiskohen dhe do t’u kthehen qytetarëve. Zaev iu kundërpërgjigj Gruevskit i cili e akuzon liderin e LSDM-së se do ta federalizojë Maqedoninë me kërkesë të shqiptarëve, dhe tha se shqiptarët nuk kërkojnë as federalizim e as kantonizim nga ai, por kërkojnë më shumë para të ketë në familjet e tyre, t’i punësojnë të rinjtë, të kenë shkollim më të mirë, shëndetësi më të mirë, “ata e kërkojnë atë që e kërkojnë edhe maqedonasit edhe turqit edhe romët edhe të gjithë etnitetet tjera në Maqedoni”, tha Zaev.

“Nuk mund të ketë lumturi nëse gjithçka rreth nesh është fatkeqësi. Tanimë të gjithë i dijnë të gjitha detajet, dhe për atë të jeni të lumtur dhe krenarë sepse jeni në anën e vërtetë, në anën e lirisë, drejtësisë, në anën e luftës për Maqedoninë. Kaluam vite dhe muaj me shumë përkushtim dhe durim, dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë se kishim mundësi më 17 maj të hynim jo vetëm në Parlament por ku të duam, por nuk e bëmë atë sepse mësuam nga ajo çfarë ndodhi në Ukrainë, Libi, ku u derdh gjak. Por tani do të kemi edhe një rast shtesë t’i tregojmë botës se edhe në shekullin 21 mund të bie regjimi pa asnjë pikë gjaku. Do të bëj gjthçka bashkë me ju ta shkruajmë historinë e bukur të Maqedonisë. Nuk luftoj as për kantonizim as për federalizim, por luftoj për barabarësi, ndërsa Gruevski le të pëlcasë, sepse për LSDM-në do të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallime etnike”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.