Zoran Zaev në qeveri e do edhe Lëvizjen Besa

I ftuar në emisionin Clik Plus në tv21, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se në qeverinë e ardhshme dëshiron që t’i shohë të gjitha partitë shqiptare.

“Unë i dua të gjitha pjesë të qeverisë së re reformuese. Dua që BDI të jetë pjesë e qeverisë,. dua që edhe BESA të jetë, poashtu dua që edhe Aleanca për Shqiptjarët të jetë pjesë e qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev.