Zoran Zaev u kthen shpinën shqiptarëve, nuk ndërrohet Kushtetuta për gjuhën shqipe

loading...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, konfirmoi se mbrëmë vonë nga BDI i kanë marrë dokumentet me propozime për zgjidhjen e ligjit për përdorim të gjuhëve. Ai shtoi se personalisht nuk e ka parë se çfarë përmban dokumenti, por një grup i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Renata Deskoska dhe një numër i madh i ekspertëve nga partia dhe jasht saj e shqyrtojnë materialin.

“Për ne është e pranueshme gjithçka që është në korniza të Kushtetutës dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë dhe gjithsesi edhe pakicave të tjetër. Propozimi të jetë i qëndrueshëm sipas Kushtetutës dhe t’i shprehë nevojat praktike të qytetarëve, dhe unë besoj se do të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

loading...