Zoran Zaev: Unë jam i gatshëm për të falur

 

I ftuar në emisionin Clik Plus në tv21, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se është i gatshëm për t’ja zgjatur dorën Ivanovit nëse kjo është për të mirën e Maqedonisë“Unë jam i gatshëm për të falur,” ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin debativ ClikPlus në tv 21.

Ai pret që  javën e ardhshme, presidenti Gjorge Ivanov t’ia ndajë mandatin, sepse siç tha ai ka marrë informacione se vendimi i shumicës parlamentare ka mbëritur tek ai dhe nga e hëna ose e marta do të fillojë të rrjedhë afati prej 10 ditësh, gjatë të cilave presidenti ivanov është i obliguar që të japë mandatin, ka thënë Zaev.

“Nëse është e nevojshme, kam për t’ia zgjatur dorën Ivanovit, për të mirën e Maqedonisë”, ka thënë lideri i LSDM-së.