Zoran Zaevi e quan hero Ziadin Selën

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi sonte në emisionin Click Plus në tv21, ka treguar për trimërinë e liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, njofton Antpress.

“Ziadin Sela na tha se do të qëndrojë me ju deri në fund. Sela për mua është hero”, theksoi Zoran Zaevi.

Ai tha se nuk e dij se si ka përfunduar në atë gjendje dhe se nuk e din se kanë arritur huliganët ta marrin Selën nga kordoni ynë që kishin krijuar në një qosh të sallës së konferencës për shtyp në Parlament.

Zaevi tha se erdhën disa huliganë dhe i kanë thonë atij, se Ziadin Sela është i vdekur dhe se tani radhën e ka ai./Antpress.mk/