“Zoti nuk bën gabime”, prindërit lejojnë foshnjen e sëmurë të vdesë

Një çift i krishterë ka lënë fëmijën e tyre të porsalindur që të vdesë për shkak të besimit të tyre fetar.
Vajza Rachel Joy dhe Joshua Barry Piland ka lindur më 6 gusht, dhe një ditë më pas mamia që e vizitonte zbuloi që ajo ishte me verdhëzë. Pavarësisht se u përpoqën që të bindnin prindërit e saj që ta dërgonin në spital, ata rezufuzuan që ti jepnin trajtim mjeksor, duke u shprehur se ‘Zoti nuk bën gabime”.
Pas disa ditës Abigail filloi të mos konsumonte ushqim dhe gjendja e saj u përkeqësua gjatë kësaj kohe. Nga neglizhenca e prindërve të saj vogëlushja pushoi së marri frymë.
Rachel dhe Joshua janë arrestuar nga policia pas vdekjes së vajzës së tyre, pasi autopsia konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e neglizhencës dhe se po të kurohej nuk do të kishte asnjë problem.