Zuckerberg humbet 3.7 miliardë dollarë

Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i “Facebook”, Mark Zuckerberg mori një goditje të rëndë duke humbur miliona dollarë.

Të mërkurën e 2 nëntorit, dy orë pas mbylljes së bursave ai ka humbur 3.7 miliardë dollarë.

Forbes shkruan se pasuria e Zuckerberg e cila ishte 54. 4 miliardë dollarë të mërkurën në orën 06. p.m ka rënë në 50. 6 milardë dollarë.

Megjithatë ai vazhdon të jetë në vendin e pestë të listës së njerëzve më të pasur në botë dhe pas tij është miliarderi meksikan Carlos Slim.