Zv. kryeministri Arbër Ademi merr pjesë në takim joformal në Maltë

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, me 23 dhe 24 janar, me ftesë të zv. kryetarit të Qeverisë së Maltës dhe Ministrit për Çështje Evropiane, Luis Greh do të jetë pjesëmarrës në mbledhjen joformale të ministrave dhe sekretarëve shtetëror për Çështje Evropiane në Valeta, Maltë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Takimi është në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian për çështje të përgjithshme dhe do t’i përkushtohet prioriteteve të BE-së gjatë kohës së presidencës së Maltës. Në pjesën e parë të takimit, krahas vendeve anëtare të BE-së, janë ftuar edhe ministrat për çështje evropiane të vendeve kandidate.