Zv.kryeministri Festim Halili në Konferencën rajonale për zhvillim të sipërmarësisë

Konferenca e dytë e Qendrës rajonale për zhvillim të sipërmarrësisë në shtetet e Evropës Juglindore në Shibenik të Kroacisë #seecel. Në këtë Konferencë ku marrin pjesë 450 participues, si dhe përfaqësues të qeverive të të gjitha vendeve të rajonit të Evropës jug-lindore, përfaqësues të Komisionit Evropian, ekspertë, profesorë universitarë, si dhe pjesëmarrës tjerë diskutohet për zhvillimin e mëtutjeshëm të sipërmarrësisë në procesin edukativo arsimor.

Vendi ynë në mënyrë aktive është inkuadruar në realizimin e këtij projekti me c’rast disa shkolla fillore dhe fakultete teknike në mënyrë të drejtpërdrejt zbatojnë aktivitete në këtë drejtim. Në takim me përfaqësuesin e Këshillit Evropian Michel Catinat, drejtuesit e projektit me seli në Zagreb dhe përfaqësues të Qeverisë së Kroacisë, potencuam idenë e themelimit të një selie të kësaj Qendre në Maqedoni si dhe në vendet tjera të rajonit.

Ndryshe, për të forcuar kompetencat e sipërmarrësisë, Maqedonia është pjesëmarrëse në zbatimin e pilot programit në të gjitha lëndët mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm ( projekt SEECEL). Qendra për mësim të sipërmarrësisë në Evropën Juglindore ( SEECEL) është institucion rajonal me mision për promovim dhe zhvillim të sistemit të mësimit të përjetshëm në shtetet e rajonit. Shtetet e rajonit bashkërisht shprehën nevojën e bashkëpunimit strategjik rajonal dhe një nga fushat kyçe për bashkëpunim ishte integrimi i mësimit sipërmarrës në nivel të ISCED 2, ISCED 3, ISCED 5/6./antpress