Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dr. Festim Halili sot në Bruksel ka realizuar takim me Drejtorin menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore të Bashkimit Evropian Mr. Thomas Mayr Harting.

Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dr. Festim Halili sot në Bruksel ka realizuar takim me Drejtorin menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore të Bashkimit Evropian Mr. Thomas Mayr Harting.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend, në veçanti zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare me 11 dhjetor, zbatimin e reformave që kërkohen për inkuadrimin e vendit në BE, Marrëveshja e Ohrit dhe tema të tjera.
Zëvendëskryeministri Halili theksoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 11 dhjetor dhe vendi të dalë nga kriza politike dhe të përkushtohet zbatimit të reformave që janë të nevojshme për hapërimin me sukses të vendit drejt familjes së madhe evropiane.
“Alternativë tjetër për vendin nuk ka, ne jemi të angazhuar për plotësimin e kritereve që sa më shpejt t’i fillojmë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian” – theksoi mes tjerash Dr. Halili./antpress