Zv.kryeministri që ‘tundi’ qeverinë, edhe në kohë të krizës politike punësoi dhe avancoi shqiptarët

Emërimi i tij në një nga postet më të larta të qeverisë si shqiptarë befasoi të gjithë për të mirë. I dalë nga forumet rinore të BDI-së, një personalitet mjaft i fortë, besnik e fisnik, ndonëse për dikë nuk i’a mbushte mendja që do jetë pikërisht ai që me çdo kusht do bëj të pamundurën që shqiptarët të lëvizin nga pozicioni që kanë qenë. Me ardhjen e tij në pozicionin e zv.kryeministrit për implementimin e marrveshjes së Ohrit shumë gjëra morën kahje tjetër, filloi dislokimi i të punësuarve nëpër institucione të ndryshme ngado që kishte nevoja, ndërsa në mbledhjet qeveritare ai bënte ‘luftë’ për të marrë atë hise që ju takon shqiptarëve, pse jo edhe më shumë. Me një bagazh të madh prapa vetes nga profesor universitarë ai po bënte me vullnet punën që kishte marrë mbi supe si detyre për të çuar përpara proceset. Kriza politike nuk e kishte ndalur aspak Festim Halilin të stonojë dhe të ‘dështojë’ por përkundrazi, shifrat të cilat do i prezantojmë në vazhdim lënë shumë për t’u befasuar. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Koha’, zbulohen shifrat e punësimit, projektet si dhe avancimi i shqiptarëve në shumë sektorë të administratës.                   Cili është plani i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për rritjen e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve?                         Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një nga premisat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimi i saj është prioritet në punën e Sekretariatit. Dëshiroj të potencoj se SIMO çdo vit përgatit edhe programin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku të gjitha planet janë të definuara dhe të përcaktuara qartë. Njëkohësisht, SIMO ndjek zbatimin e këtij obligimi në të gjitha institucionet tjera në pajtueshmëri me dispozitat ligjore dhe poashtu kërkon nga ata planin vjetor të punësimeve, i cili duhet përpiluar konform përqindjes adekuate në bazë të përfaqësimit të drejtë të përcaktuar në Marrëveshjen e Ohrit.