Zvicër, evakuohet stacioni qendror i Lozanës pas alarmit për bombë

Stacioni qendror i Lozanës në Zvicër u mbyll për shkak të një kërcënimi me bombë, pasi në vendngjarje u gjet një “paketë e dyshimtë”, raportojnë mediat lokale duke cituar policinë.

Objekti i dyshimtë u zbulua në stacionin qendror të Lozanës të dielën pasdite, njoftoi media zvicerane.

“Është një valixhe e braktisur”, citon gazeta Tribune de Geneve Christian Christian Bourquenoud, zëdhënës i policisë Vaudoise.

Hapësirat e stacionit të trenit janë mbyllur nga policia dhe ekipet e çaktivizimit të bombave kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar paketën.