Zv/kryeministri Halili donon qindra libra për bibliotekën e UNT-së

Sot, në hapësirat e Rektoratit të Universitetit Nënë Tereza në Shkup, zv/kryeministrat Festim Halili dhe Arbër Ademi takuan Rektorin e UNT-së Prof.Dr. Azis Pollozhani dhe Prorektorin Prof.Dr. Bashkim Ziberi.

Me vendim të qeverisë, Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ndau qindra libra për studentët e Universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup, që do ndihmojë në zgjerimin e diapazonit të njohurive të studentëve dhe për hulumtime shkencore të stafit akademik.

Me këtë rast, rektori i UNT falënderoi zv/kryeministrat Halili dhe Ademi për mbështetjen e vazhdueshme