Zvrlevski jo vetëm të shkarkohet por edhe të dënohet, thotë Najçevska

Siç bë të ditur javorja ”Fokus”, profesoresha universitare Mirjana Najçevska kërkon që Zvërlevski, jo vetëm që duhet të shkarkohet, por ai duhet edhe të gjykohet.

Sipas saj, kryeprokurori nuk plotëson asnjë kusht, por plotëson të githa kushtet e parapara me ligj, si arsye për ta shkarkuar nga funksioni që ka.

Najçevska thotë se në rastin e Zvërlevskit, por edhe në rastet tjera që kanë të bëjnë me gjyqësi, duhet patjetër të dënohen me ndalim për kryerje të veprimtarisë së tyre, që të mos kenë mundësi të jenë as avokatë, notarë, përmbarues.