Zymberi: Maqedonia një shtet që ka shkuar për lesh

Ish detuteti Abedin Zymberi në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shpërthyer nga mllefi për gjendjen e amullisë që ka rënë qytetari ynë nga kapja e shtetit nga ana e partisë.

Ja postimi i tij i plotë:

“Në një shtet ku i zgjedhuri nuk jep llogari para votuesit, Në një shtet ku votuesi nuk kërkon llogari nga i votuari. Në një shtet ku i votuari është më i fuqishëm se votuesi, Në një shtet ku partija është më e fort se shteti, Në një shtet ku prokurori dhe gjykarat jan të kontrolluara nga liderët e partive, Në një shtet ku partija caktonë se kush duhet të votohet, Në një shtet ku partija kontrollonë mediumet, Në një shtet ku biznesin e kontrollojnë (reketojnë) partit politike, Në një shtet ku arsimin e kontrollojnë partit politike, Në një shtet ku drejtësin e vendosin mafijashët partiak, Në një shtet ku i pa fajshmi rrin në burg dhe krimineli në pushtet, Në një shtet ku reketimi nga bandat llogaritet si tatim për shtetin, Në një shtet ku flet analfabeti, kurse heshtë ntelektuali, Në një shtet ku korruptuptuesi rrespektohet, kurse i korruptuari maltretohet. Ai shtet ka shku për lesh.”, shkruan ish deputeti i kuvendit të Maqedonisë dhe ish komandanti i policisë ushtarake të UÇK-së në brigadën “Ismet Jashari Abedin Zymberi.