Zyrtare: Arsenali mbetet tre muaj pa futbollistin kryesor

Arsenali ka mbetur tre muaj pa një prej futbollistëve kryesorë.

Arsenali ka mbetur pa mesfushorin Santi Cazorla, i cili do të operohet në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë për tre muaj tjerë, përcjellë Gazeta Blic nga “BBC Sport”

Mesfushori 31-vjeçar ka munguar që nga mesi i muajit tetor pas lëndimit të pësuar në fitoren e Arsenalit me rezultat 6-0 ndaj Ludogorets në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka bërë të ditur se futbollisti nuk ka bërë progresim në lëndimin e tij dhe do t’i duhet të udhëtojë në Suedi për të kryer operimin.

Cazorla gjithashtu mungoi shtatë muaj sezonin e kaluar shkaku i lëndimit të gjurit.

Spanjolli ka shënuar dy gola deri tani në 11 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. /Gazeta Blic/