Zyrtare: Benassi transferohet te Fiorentina

Klubi viola ka nisur ta përforcojë mesfushën.

Pas shitjes së tre lojtarëve të formacionit bazë, Fiorentina ka nisur të mendojë për përforcimin e ekipit.

Nga klubi i Firences, këtë verë janë larguar Borja Valero e Matias Vecino tek Interi dhe Federicho Bernardeschi te Juventusi.

Përmes një komunikate zyrtare, Fiorentina ka njoftuar blerjen e Marco Benassit nga Torino, i cili ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, transmeton KosovaPress.

Sipas medieve në Itali, Fiorentina i ka paguar Torinos 10 milionë euro për të transferuar 23-vjeçarin.