Zyrtare: Ernesto Valverde, trajner i ri i Barcelonës

 

Trajneri i deritanishëm i Athletic Bilbao ka nënshkruar me ekipin katalonas kontratë dyvjeçare, ndërsa prezantimi i tij zyrtar është përcaktuar të bëhet të enjten, transmeton KosovaPress.

Ernesto Valverde është trajner i ri i Barcelonës. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Josep Maria Bartomeo të hënën pasdite.

“Valverde ka aftësi, dije dhe përvojë, promovon lojtarët e ri dhe ka mënyrën e Barcelonës. Është punëtor i madh”, tha në konferencën për media Bartomeo.

Valverde edhe në karrierën si lojtar ka veshur fanellën e Barcelonës dhe në 22 ndeshje shënoi tetë gola.

Deri tash si trajner ka udhëhequr Athletic, Valencia, Olympiacos, Villarreal dhe Espanyol.