Zyrtare/ Juventus transferon talentin e Atalantës

Pas marrjes së mesfushorit Rincon nga skuadra e Genoas, Juventus ka transferuar një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 22 vjeçar të Atalantas, Mattia Caldara, i cili i ka kushtuar “Zonjës së Vjetër” 15 milionë euro.

“Juventus mund të konfirmojë transferimin e Mattia Caldaras, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2021. Caldara ka kushtuar 15 milionë euro”, shkruhet në njoftimin e Juves.

Caldara fillimisht do të huazohet te Atalanta për 18 muaj, ndërsa do të vazhdojë karrierën në Torino nga vera e vitit 2018.

Screenshot_1