Zyrtare: Nuk ndryshon numri i mandateve

Në bazë të rezultateve përfundimtare nuk ndryshon numri i mandateve pas votimit në Tearcë.

Sipas rezultateve të publikuara nga KSHZ gjithsej votuan 402 qytetarë. LSDM ka arritur që të fitojë 245 vota, përballë VMRO-së që ka arritur të fitojë 149 vota Nga një votë kanë marrë BDI, PDSH dhe Aleanca për shqiptarët. Dy vota ka marrë koalicioni VMRO për Maqedoni. Ndërsa Lëvizja Besa nuk ka marrë asnjë votë.

izbori-tearce-25-dekemvri

Ky numër votash nuk i mjafton LSDM-së që të tejkalojë VMRO-në në nivel të njësisë së 6-të, andaj edhe ndarja e mandateve mbetet e njëjtë me atë të 11 dhjetorit.